Kanë kaluar, 20 vjet nga lufta, por plagët që i mori ende s’i janë shëruar.
Edhe sot, Xhevdet Qeriqi, ish ushtar i UCK-së, vazhdon mjekimin e këtyre plagëve që i mori në një betejë në Pashtrik ku iu vranë shumë shokë, e ai mbeti i plagosur.
“Jam plagosur në Dhjetor të vitit 98, pas një beteje te përgjakshme unë jam plagosur me shumë të tjerë. Vazhdon , probleme me bërryl e kam të palëvizshme”, thotë Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së.
Këto probleme shëndetësore e kanë përcjellur vazhdimisht ish ushtarin e UCK-së, por askush nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë.
E tash kur gara zgjedhore po ofrohet, shokët u kujtuan për ish ushtarin, por jo për shërimin e tij.
Qeriqit, po i bëjnë oferta nga partitë politike.
“Kam pasur takime edhe me zyrtar te PDK-së edhe Aleancës, mirëpo unë kam vendosur të mos i futem politikës, për shkaqe shëndetësore dhe familjare’’, thotë Xhevdet Qerimi.
Ani pse me herët ishte pjese e listës se Lëvizjes Vetëvendosje, Qeriqi nuk pranoi asnjë ofertë.
E kjo nuk është hera e pare, që Qeriqin tentuan ta korruptojnë.
Ai tregoi se kohë më parë, ish ministri i Punës, Arban Abrashi, kishte provuar te shfrytëzojë gjendjen e tij shëndetësore, për qëllime personale.
‘’ Ai e ka kuptu edhe gjendjen time shëndetësore, edhe ekonomike edhe ka bo përpjekje të më ndihmojë, më ka thënë nëse ke nevojë për shërim, ose ndihmë ekonomike me familje të ju ndihmoj. Por ska qenë e sinqert.’’
E Qeriqi pati takime edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe Presidentin Hashim Thaci.
Mirëpo gjatë këtyre takimeve sipas tij nuk u diskutua për tema politike.
Madje presidenti i kishte premtuar edhe ndihmë financiare, mirëpo një gjë ë tille ende nuk ka ndodhur
“Aj e ka kuptu se ka kam probleme edhe me serioze, dhe më ka premtuar brenda mundësive qe janë do të bëj përpjekje të ma sigurojë një shërim në Turqi, tash mbetet të shihet”
Duke e parë që askush nuk po i ndihmon, Qeriqi ka aplikuar për vizë pune në Gjermani.
Ish ushtari nuk dëshiron që t’i bëhet barrë kërkujt prandaj ka vendosur të punojë në Gjermani dhe paratë që fiton të shërohet plotësisht. /Gazeta Express/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?