Veteranët e luftës së UÇK-së, po presin që sot gjatë ditës të marrin pensionet e tyre. Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, Shqiprim Lika veteran i luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit.
Ai ka thënë se kanë marrë premtime nga zyrtarë qeveritarë që mjetet do të barten sot në xhirollogaritë e tyre.
“Unë mendoj që tash kjo pjesë është pak e rëndësishme sepse ne i kemi informatat dhe besojmë që të premten ka mundësi në bazë të premtimeve gjithnjë po flas që i kemi ka mundësi me u bart mjetet te veteranët. Kemi informata nga ministria, kemi informata nga Qeveria, kemi përfaqësuesin tonë në Qeveri do të thotë i dërguari që është këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj që mirret konkretisht me kategoritë e dala nga lufta, mirëpo edhe nga OVL e UÇK-së kemi kryetarin Gucati, nënkryetarin Nasim Haradinaj kemi edhe bashkëluftëtarët tjerë aty që kemi korrespodencë të vazhdueshme në këto raporte”, ka thënë ai për arbresh.info.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse mjetet nuk barten edhe sot në xhirollogaritë e veteranëve, Lika ka thënë që do të ishte mirë të pritej deri ditën e hënë, përndryshe sipas tij ka mundësi që protesta që është thirrur për të martën të eskaloj.
“Nëse presidenti nuk e kryen dekretimin e rishikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe nëse nuk derdhen në llogari mjetet deri të premten eventualisht të hënën krejt lehtë mundet me eskalu gjendja edhe unë do të jem pjesë e kësaj proteste, do të jem krah kryetarit Gucati, nënkryetarit Haradinaj dhe strukturave të OVL-së së UÇK-së”, ka pohuar Lika.
Mirëpo, edhe pse thotë që nëse protesta mbahet dhe do të jetë pjesëmarrës në këtë të fundit vendimin e Kryesisë së OVL-së, së UÇK-së e vlerëson më shumë si spektakël dhe jo serioz.
“Unë e thash edhe më herët dhe prapë po e përsëris më tepër është presion prej veteranëve dhe nuk kanë faj edhe kryesia e OVL-së në këtë rast edhe ata i kuptoj sepse kanë presion jashtëzakonisht të madh prej të gjitha anëve, mirëpo tash duke i pasur parasysh këto rrethanat e ditëve të fundit që kanë ndodhë unë mendoj që thirrja është një lloj spektakli, është dashtë më herët me pas si opsion edhe me qenë më aktiv në raport me institucionet e vendit do të thotë presioni i OVL-së, së UÇK-së ka qenë dashtë të ndodhë më herët dhe në mënyrë më të rregullt të komunikimit të vazhdueshëm me institucionet e vendit për arsye që mos të vihet deri te këto vonesa”, ka thënë Lika.
Lika ka folur edhe për shkrimet e tij kritike që vazhdimisht iu ka drejtuar institucioneve të vendit për trajtimin e veteranëve duke mos lënë pa përmendur edhe reagimet dhe kundërshtimet që ka bërë ndaj tyre.
Për të gjitha këto shkrime kritike e reagime Lika thotë se ka marrë edhe kërcënime.
“Ka pas kërcënime të llojllojshme do të thotë pse e ke akuzu këtë qeveri, e tjetrën jo, pse e ke fy këtë ministër e atë jo, por këto të gjitha janë subjekteve, dihen dhe janë të evidentuara . Të gjitha qeveritë nuk kanë pasur ndonjë qasje reale ndaj këtyre kategorive . Unë po mendoj dhe po du me besu që kryeministri aktual i cili vjen vet nga familje dëshmorësh, familje heronjsh , kam pasur fatin ta kem komandant dhe të rrugëtoj dy vite me të dhe mendoj dhe besoj që ky, struktura edhe stafi i tij që kanë me ndryshu këtë gjendje njëherë e përgjithmonë, kemi premtime të kësaj natyre dhe mendoj që kësaj pune ka mi ardhë fundi dhe besoj që me këtë qeveri nuk do të kemi më probleme , kështu të paktën i kem premtimet”, ka deklaruar Lika.
Sipas tij veteranëve u janë bërë shumë të padrejta dhe që të gjithë kanë hyrë në muajin e katërt pa marrë ndonjë pagë./J.Zhuniqi/arbresh.info/
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...