Është promovuar sot libri “Flakë e Pashuar” nga autori Hajrush Kurtaj, libër i cili trajton historikun e dëshmorëve të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.
Libri përmban të gjitha informatat e autorit që i kishte gjatë kohës së luftës, gjithashtu edhe informata të marra nga bashkëluftëtarët e tij me të cilët kishte luftuar në pjesën e Kaçanikut.
Kurtaj që edhe vet ka qenë pjesëtar i UÇK-së zgjodhi që librin e tij ta promovojë në lokalet e zyrës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë.
Libri i Kurtajt është vlerësuar lart edhe nga kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.
I pari i Kaçanikut tha se ky libër është dëshmi dhe dokument për historinë e Kosovës.
“ Ky është një libër i vlerave të luftës, vlera të cilat na i lanë ata trashëgim neve, dëshmorët, veteranët e invalidët, andaj vlera e këtij libri është ajo që e thotë realitetin e saj, historinë e vërtetë, histori e shkruar nga gjaku i bijve dhe bijave më të mira. Andaj e përgëzojmë autorin e librit dhe kjo është një dëshmi dhe një dokument që i mbetet historisë të cilën do ta trashëgojnë brezat derisa historia shqiptare të jetë e gjallë”, tha Ilazi.
I nderuar se një veteran i luftës së UÇK-së ka bërë një libër për dëshmorët e UÇK-së është edhe kryetari i veteranëve Hysni Gucati.
Ai tha se ky libër e ka vendin tek kjo organizatë dhe se sipas tij selia e veteranëve të luftës është vendi i të gjithë veteranëve të UÇK-së.
“Ky libër bëhet sot për herë të parë në selinë e organizatës të veteranëve të luftës aty ku e ka vendin, ky është vendi i të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo sallë do të shërbejë gjithmonë për njerëz si Hajrushi të cilët janë në gjendje të punojnë pa u lodhë për me shtyp këso libra për mos me e harru historinë tonë për mos me e harru të kaluarën tonë….”, tha Gucati.
Autori i librit “Flakë e pashuar” Hajrush Kurtaj falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të bërë këtë libër. Në veçanti Kurtaj e ka falënderuar një bashkëluftëtar të tij, Musa Zenunin, i cili siç tha ai i ka ndihmuar gjithnjë si në luftë e po ashtu edhe në paqe.
Kurtaj tha se sot për të është një ditë e veçantë pasi që ky libwr po promovohet në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit tw kombit Hetem Hasaj.
“Jam i nderuar që sot në prezencën e juaj e promovojmë këtë libër të 94 dëshmorëve, po një ditë e veçantë sot është 18 vjetori i rënies heroike të komandantit Hetem Hasaj….Në veçanti e kisha veçuar bashkëluftëtarin tim Musa Zenuni që vazhdimisht si në luftë, në paqe gjithkund po edhe në kompletimin e këtyre librave ka qenë i pandashëm me mua…” tha Kurtaj.
Botimi i librit është bërë nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” ndërsa është ndihmuar edhe nga shoqata të ndryshme në Kaçanik dhe më gjerë.
Hajrush Kurtaj ka lindur në vitin 1966 në fshatin Gabrricë të Kaçanikut dhe gjatë luftë është kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kurtaj pas luftës inkuadrohet në TMK, pastaj drejtor i një shkolle në Kaçanik si dhe aktualisht është duke punuar në Ministrinë e FSK-së.
Kurtaj në vitin 1998 ishte dënuar me 9 vjet burg në mungesë nga regjimi serb.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...