Gjykata Speciale nuk ka nevojë që të marrë miratimin nga Kuvendi i Kosovës për Vazhdimin e mandati, pasi kjo Gjykatë ka mandat derisa të përfundoi punën e saj. Kështu thonë njohësit e çështjeve juridike. Ndërsa nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së thonë se Gjykata Speciale mund të shfuqizohet në muajin qershor.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë se tash e disa muaj janë duke punuar me disa ekspertë vendor e ndërkombëtar, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shfuqizim ky që sipas Gucatit, mund të ndodh në muajin qershor.
“Unë e di që mund të gjenden shkelje të mëdha që janë bërë gjatë themelimit të Gjykatës Speciale. Jemi në bisedime e sipër me disa amerikanë, britanikë e avokatë vendorë që kanë gjetur shkelje dhe gjasat janë që kësaj gjykate t’i ndërpritet mandati në qershor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hysni Gucati.
Kohë pas kohe, temë diskutimi ka qenë edhe vazhdimi i mandatit të kësaj Gjykate. Por, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Qeveria dhe Kuvendi e kanë të pamundur të vendosin për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.
“Nisur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht amendamentin kushtetues për themelimin e Dhomave të Specializuara atëherë përcaktohet që mandati i saj është pesë vjeçare, mirëpo mandati vazhdohet me automatizëm derisa Spacialja njofton Kuvendin dhe Qeverinë se ka përfunduar mandati i saj”, deklaroi Gzim Shala nga KDI.
Në Amendamentin Kushtetues, në nenin Neni 162, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, në paragrafin 13 dhe 14 thuhet:
Diskutimi për mandatin e gjykatës speciale është rikthyer si temë pas shkëmbimit të letrave me sekretarit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit Thaçi, ku ky i fundit i kërkon edhe gjykimin e serbëve, ndërsa zyrtari amerikan ia tërheq vërejtën që çdo lëvizje për pengimin ose shfuqizimin e gjykatës do të ketë pasoja të mëdha.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...