Google ADS

Veteranët protestojnë në Obiliq, kundër dënimit të kosovarëve në rastin Kumanova

14:18 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Disa veteranë UÇK-së kanë protestuar sot në Obiliq pas vendimit të Gjykatës Themelore të Shkupit, ku u dënuan 16 kosovarë për shkak të pjesëmarrjes në një konflikt të armatosur në Maqedoni më 2015, raporton arbresh.info.

Ata janë akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për këtë vepër janë arrestuar 37 persona ku në mesin e tyre 7 persona janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa 13 persona janë dënuar me 40 vjet burgim, 6 prej tyre me 20 vjet burgim ndërsa 4 të tjerë janë liruar. Ndërsa disa ditë më herët në Prishtinë janë organizuar edhe protestë pas këtij vendimi.

Kujtojmë se qeveria Haradinaj i ka ndarë 200 mijë euro për familjarët e kosovarëve që u dënuan në Maqedoni. Ky veprim i Qeverisë është kritikuar nga shoqëria civile./arbresh.info/

23549735_1679883478690928_542570497_n 23549914_1679883475357595_588061806_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme