Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të dalin të votojnë në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Ata, pos bojkotimit të zgjedhjeve kanë paralajmëruar edhe protesta pas datës 24 tetor nëse pagat e tyre nuk dalin.
Janë bërë tre muaj që veteranët nuk kanë marrë asnjë cent nga qeveria. Kjo gjë po përshkruhet si mjaft e rëndë nga veteranët, pasi që shumica nga ta janë të varur nga kjo pagë.
Kështu ka thënë edhe Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Durimi do të na humb. Veteranët nuk do të dalin të votojnë. Është dobësi e madhe e partive politike sot me kërkua vota nga veteranët kur pagat nuk po ua qesin. Le ta provojnë ata , Ramush Haradinaj ose Kadri Veseli qysh është me jetu pa pagë e çka do të bohet në shtëpi te tyre e lerë më ne që s’kemi marrë paga qe tre muaj”, tha ai në një përgjigje për arbresh.info.
Ai theksoi se Qeveria e Kuvendi po ua imponojnë që të dalin në rrugë për të zgjidhur këtë çështje.
“Pas 24 tetorit, do të mblidhet kryesia e veteranëve dhe do të dalim me protesta në rrugë. Po na imponon qeveria e Kuvendi me dal në rrugë”, tha ai.
E Qeveria e Kosovës ia hedh fajin Kuvendit. Sipas drejtorit të zyrës për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave, Muharrem Shahinit, pagat e veteranëve janë të varur nga Kuvendi i Kosovës.
“Ministri Hamza edhe përkundër që e ka gjetur gjendjen shumë të keqe, pa mjetet në fondin e veteranëve nga Qeveria e kaluar, ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke i gjetur mjetet dhe akomoduar gjithë kërkesat për paga të veteranëve në rishikim të buxhetit. Rishikimi i buxhetit i ka të gjitha mjetet për pagat e veteranëve. Rishikimi i buxhetit i propozuar nga Ministria e Financave është aprovuar nga Qeveria dhe është dërguar në Kuvend. Pra është çështje e varur nga Kuvendi, ku edhe ne si Ministri jemi në pritje të vendimit të Kuvendit”, ka thënë Shahini për arbresh.info.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se rishikimi i buxhetit në Kuvend parashihet të bëhet javën që vjen.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...