Veteranët e luftës së UÇK-së pritet që nesër t’i marrin pensionet e tyre. Kështu ka thënë të mërkurën për arbresh.info, Shqiprim Lika veteran i luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit.
Ai ka thënë se në bazë të informatave që ka presidenti i vendit është dashur ta dekretonte të mërkurën rishikimin e buxhetit për vitin 2017 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Unë kam informata që kjo pjesë është në dorën e presidentit Thaçi, është dashur të nënshkruhej sot, unë po pres që me qenë mediale dhe me dal publike nuk e di a e ka nënshkruar apo do ta nënshkruaj gjatë ditës dekretimin e buxhetit mirëpo informatat i kemi që sot gjatë ditës do të ndodhë kjo si proces”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas tij nëse presidenti i vendit Hashim Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit për vitin 2017 pagat e veteranëve do të dalin këtë të premte.
“Unë po them që prapë është në dorën e presidenti dhe presidenti është dashur që sot gjatë ditës me kry këtë akt ligjor, është në dorën e presidentit dhe duhet me kry si obligim. Unë po mendoj që nëse sot e kryen presidenti të premten dalin pagat”, ka shtuar Lika.
Ditë më parë portali arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Financave se kur do të dalin pensionet e veteranëve mirëpo zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se janë duke pritur dekretimin nga presidenti.
“Jemi në pritje që rishikimi i buxhetit të dekretohet nga Presidenti i Kosovës. Për më shumë, për këtë çështje ju lutem të kërkoni përgjigje në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë Muharrem Shahini, drejtor në Zyrën për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave.
Arbresh.info ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale por që nga e premtja e javës së kaluar ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të mërkurën në orët e mbrëmjes është takuar me veteranët e luftës së UÇK-së dhe u ka premtuar që më së largu pensionet e veteranëve do të dalin nesër (e premte), ashtu siç është paraparë edhe me ligj.
“Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim”, ka shkruar të mërkurën kryeminstri Haradinaj.
Ai i ka premtuar veteranët se vitin e ardhshëm nuk do të kenë probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...