Përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë ndarë sot mirënjohje për kirurgun e njohur Bajram Rexhepi, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për çështje kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm të tij gjatë luftës.
Hysni Gucati, kryetar i veteranëve të luftës së UÇK-së, ka thënë para të pranishmëve se Bajram Rexhepi është shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdhe.
“Nuk e kemi ndërmend t’i harrojmë doktorët. Përkushtimi dhe vepra e doktor Bajram Rexhepit, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet gjithandej Kosovës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë, se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe”, tha Gucati.
Ndërkaq, Bajram Rexhepi, duke u shprehur i lumtur për mirënjohjen e dhënë nga bashkëluftëtarët, tha se përkundër shumë mirënjohjeve, kjo është më e dashura për të, të cilën do ta mbaj me krenari.
“Në karrierën time kam marr shumë mirënjohje, vendore e ndërkombëtare, por pa demagogji them se kjo është mirënjohja më e dashur për mua e cila vërtetë më bën nder. Ndoshta se vjen nga bashkëluftëtarët, me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë gjatë dhe pas luftës. Jam i sigurt se këtë mirënjohje do ta mbaj me shumë krenari”, ka thënë mes tjerash Rexhepi.
Mirënjohja iu nda në hapësirat e spitalit rajonal të Mitrovicës prani të shumë kolegëve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...