Veteranët marrin pensionet të enjten dhe të premten

13:51 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Veteranët e luftës së UÇK-së, të enjten dhe të premten e kësaj jave do të marrin pensionet e tyre pas tre muaj vonesë. Kështu ka thënë për arbresh.info kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Pagat do të dalin të enjten dhe të premten”, ka thënë Gucati.

Gucati ka komentuar edhe disa thirrje që janë bërë përmes facebook-ut që të mërkurën të protestohet në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë protestë.

Ai madje ka pohuar se nuk din as se kush e ka thirr këtë protestë.

“Unë nuk e di së pari se kush ka paralajmëru protestë. Nuk e di kush janë ata që kanë paralajmëru, por ne nuk kemi paralajmëru protesta. Protesta nuk do të ketë . Sot ka kalu buxheti , tash janë vetëm çështje procedurale. Unë mendoj që të enjten ose të premten pensionet dalin”, ka thënë ai.

Kryetari Gucati ka folur edhe për miratimin e plotësim ndryshimit të projektligjit për buxhet për vitin 2017 duke thënë e kanë mirëprit një gjë të tillë.

“Ne e kemi mirëprit miratimin e buxhetit për 2017 që ka kalu, tash 26 milionë janë nda për veteranë deri në janar , tani në janar është buxheti për vitin 2018 por për këta katër muaj pagat janë të garantuara , tash do t’i marrim në mënyrë retroaktive për tre muaj njëherë dhe nuk kemi problem. Nuk e besoj se do të ketë problem. Është e mirëseardhur, disa veteranë me thirrën menjëherë pas miratimit të buxhetit që i janë gëzuar dhe e kanë mirëprit mirëpo për protestë nuk e di sinqerisht kush e ka thirr”, ka thënë Gucati për arbresh.info.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar plotësim ndryshimin e projektligjit për buxhet për vitin 2017 me 61 vota për dhe 15 abstenime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme