Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota.
Klinaku në “Debat Plus” thotë se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata.
“Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, tha ai.
I pari i OVL UÇK-së thotë se për fat të keq shumica e popullit votojnë ata që shajnë veteranët.
“Populli nuk e di që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim i veteranëve duke qenë dosjet në prokurori. Askush nuk mund ta bëjë se nuk ka fare dokumentacione. Pra, po bëjnë lojë me opinionin për t’iu ikur skandaleve të shumta”.
Klinaku ka thënë se ia kanë thënë Kurtit në takim se nëse pagesat e veteranëve nuk llogariten me pagën minimale do ta bllokojnë atë në zyre.
“Ato që Ramush Haradinaj i ka thënë në televizion, unë ja kam thënë Kurtit në zyre. Është e vërtetë që Organizata e veteranëve të UÇK-së do t’ia bllokojë hyrje-daljet Kurtit. Do të mbetet brenda ose jashtë zyreve. Ja kemi thënë Kurtit në takim. Nuk po e kërcënojmë po ja kemi thënë në takim [Kurtit].
Klinaku thotë se nëse Kurti ndryshon ligjin për veteranët bënë shkelje kushtetuese.
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...