Pritjet dhe dalja në protesta e veteranëve për të marrë atë shumë të vogël të pensionit nuk do të përsëriten.
Viti 2018 nuk do t’i detyrojë veteranët e organizatave të dala nga lufta për të dalë në protesta për shkak të vonesave të dhënies së pensionit si në vitet e kaluar, pasi nuk do të ketë më vonesa në dhënien e tyre.
Këtë e ka konfirmuar për albeu.com edhe Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica.
“MPMS në buxhetin e vitit 2018 ka paraparë mjete të mjaftueshme për pensionet e veteranëve të UÇK-së dhe nuk do të ketë asnjë vonesë ne pagesat e tyre”, u shpreh ministri.
Nga qeverisja e kaluar veteranët vazhdimisht u detyruan të dilnin në protesta për shkak të vonesave në dhënien e pensioneve.
Por marrja e statusit të veteranit është shoqëruar edhe me parregullësi. Qeveria e Kosovës nuk e di numrin e saktë të veteranëve të luftës.
Kjo pasi vazhdimisht është shtuar numri i tyre, edhe pasi Komisioni për njohjen e statusit të veteranëve përfundoi punën e vet.
Gjithashtu të gjitha aplikacionet, numri i të cilave kalon 65 mijë, kanë përfunduar në Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar manipulimet e mundshme gjatë këtij procesi./Albeu/
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...