Kryetari OVL-së, Faton Klinaku, ka kërkuar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të Veteranët të UÇK-së.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka treguar se kjo vjen për arsye të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.
Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre Osmanit.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai.
Të shtunën në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.
Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast e ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje