Iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale dështoi. Ndërkohë që drejtues të institucioneve të vendit janë pajtuar me faktin se shumë shpejt do të nisin edhe aktakuzat e para kundrejt disa personave të dyshuar. Megjithatë, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së nuk e ka në plan të dorëzohet.
I pari i kësaj organizate, Hysni Gucati thotë se nuk do të tërhiqen dhe se fjalët që i kanë thënë do t’i mbajnë.
Sipas tij, politikanëve u është dhënë mundësia të përmirësojnë gabimin e bërë dikur. Gucati shprehet i bindur se këtë gabim nuk do t’ua falë as historia.
“OVL e UÇK-së nuk është tërhequr dhe ne e kemi kryer punën tonë. Ne e kemi dorëzuar peticionin me 16 mijë nënshkrime dhe fjalët e burrit janë fjalë të burrit, s’ka mos me i mbajtë fjalët e veta.
Sa i përket politikanëve nuk e kam ndërmend të merrem me ta, ne punën tonë e kemi kry dhe ua kemi jep mundësinë që ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë dikur.
Ata duhet ta dinë se atë gabim nuk do t’ua falë historia”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline. Gucati konsideron se Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së.
“Unë sapo të kthehem nga Zagrebi do ta thërras kryesinë dhe do të vendosim për hapa të mëtutjeshëm. E kam thënë dhe po e them prapë, Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së”, ka theksuar ai.
Ndryshe vlen të kujtojmë se më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale, pa praninë e partive opozitare.
Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024