Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është vetëplagosur në Bjeshkën e Lumëbardhit – Levoshë të Pejës të mërkurën.
Sipas rapotit 24-orësh të PK-së, ai e ka qëlluar veten në dorë dhe pas trajtimin në Spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK.
“Bjeshka e Lumëbardhit-Levoshe, Pejë / 02.10.2024 – 16:00. I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”. thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...