Vetëm shtatë votues deri më tani në qendrën kryesore në Zubin Potok

12:10 | 21 Prill 2024
K.B

Shtatë persona kanë votuar deri më tani në qendrën kryesore të Zubin Potokut për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore.

Ekipi i portalit Arbresh.info nga atje kanë raportuar se nuk shihet interesim i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këto votime.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit janë hapur pesë qendrat e votimit për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Komuna e Zubin Potokut do të kishte 14 qendra të votimit me 15 vendvotime, por duke marrë parasysh se ka edhe vendvotimin me kusht, sipas ligjit ka vetëm një vendvotim me kusht.

Aktualisht në këtë komunë janë pesë qendra të votimit me 11 vendvotime.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është shprehur për media se nuk beson që votimi i sotshëm do të kalojë, e që kjo do të bënte që ai të shkarkohej./Arbresh.info/

Të ngjashme