Google ADS

Vetëm Policia e Kosovës i mori pagat

13:32 | 1 Shtator 2022
A Z

Punëtorët e sektorit publik kanë filluar grevën që nga 25 gushti,  me kërkesën për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

E, për ketë arsye të grevës, Ministria e Financave ka vendosur mos ti procedoj pagat ndaj grevistëve.

Mirëpo arbresh.info mëson nga burimet e saj se vetëm Policisë së Kosovës u kanë dalë pagat.

Sot Kryeministri, Albin Kurti gjatë një prononcimi për media tha se Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër.

“Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën. Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo nuk është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme