Një ditë pas rrënimit të kazinove në Karaçevë, mbetjet e tyre kanë filluar të vidhen nga persona të panjohur.
Ekipi i arbresh.info ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Karacevë për të parë nga afër gjendjen atje një ditë pas aksionit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në këtë fshat.
Burime të arbresh.info kanë bërë me dije se mbetjet në rrënojat e kazinove të shkatërruara mbrëmë gjatë aksionit kanë filluar të vidhen.
Po ashtu burime të arbresh.info bëjnë të ditur se nga rreth dhjetë kazino sa ishin në Karaçevë, vetëm njëra prej tyre ishte e hapur mbrëmë gjatë aksionit të policisë.
Dyshohet se pronarët e kazinove kishin informacione për aksionin e policisë.
“Me herët kanë pasur informacion që do të vijë policia e Kosovës për bastisje, e vetëm një kazino është gjetur e hapur, të tjerat kanë qenë të mbyllura”, bëjnë të ditur burime të arbresh.info.
Po ashtu mësohet se qiraja e kazinove ishte nga 300 deri në 350 euro./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kryeprokurori i Gjilanit: Në aksionin e mbrëmshëm u arrestuan 35 persona, në mesin e tyre 12 policë
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...