Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, thuhet në një komunikatë për media.
Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë javës, nga data 18-24 Prill-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 455 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 35 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 25 gjoba
– Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 3
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 38 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 18 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 255 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 521 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 40 shoferëve
– Gjithsej , 1445 gjoba
Ndërkaq janë raportuar 36 aksidente në komunikacion: 28 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore./arbresh.info/
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi