Google ADS

Vetëm me vaksinim mund të kontrollohet virusi korona

08:05 | 2 Prill 2021
S D

Kosova po vazhdon vaksinimin me Astra Zeneca derisa së fundi i është konfirmuar edhe porosia e vaksinës Pfizer.

Vaksina Astra Zeneca ka filluar të anulohet në disa shtete pasi që kjo ka ndikim të keq në mpiksjen e gjakut, apo të kushtëzohet për një kategori të caktuar të njerëzve.

Ekspert i Shëndetësisë Publike, Doktor Gani Abazi për arbresh.info ka thënë se kjo vaksinë sipas analizave të fundit ka efekt kundër COVID-19, mbi 70%, por që ka eliminuar faktin se kjo vaksinë ka efekte anësore që qojnë deri në vdekje.

“Analizat në fazën e tretë të studimeve klinike tregojnë që vaksina nga AstraZeneca ka efektivitet mbi 76% kundër COVID-19 simptomatik, 100% efektivitet kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes dhe hospitalizimit nga COVID-19, si dhe tek pacientet e moshës mbi 65 vjeçare ka efektivitet mbi 85% kundër sëmundjes simptomatike. Efektet anësore janë të rralla dhe të lehta dhe duke marrë parasysh fatalitetin e rritur të sëmundjes së COVID-19 në grupet e rrezikut, është shumë e rëndësishme që popullata në Kosovë, sidomos grupet e rrezikut, të vaksinohen sa me shpejtë”, ka deklaruar Abazi.

Vaksina Astra Zeneca sipas Abazit është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe bënë thirrje që të merret “pasi që pandemia duhet të futet në kontroll një herë e mirë”.

“Dhe jeta të mund t’i kthehet normalitetit’’, është shprehur, Gani Abazi”.

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinës kundër korona virusit.

Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fushata e vaksinimit ka nisur tashmë ku të parët që filluan vaksinimin ishin punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare./S.Dedushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme