Kosova ka 17 Ndërmarrje Publike Qendrore, por Korporata Energjetike e Kosovës po përformon financiarisht më së miri.
Vlerësimi i përformancës së punës së Bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrorë për vitin 2018 e nxjerr këtë ndërmarrje më të suksesshme në Kosovë.
Derisa ndërmarrjeve tjera iu ka gjetur një varg shkeljesh e lëshimesh menagjeriale KEK është radhitur në top listën e këtij raporti të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm.
Sipas këtij raporti KEK vazhdon të jetë “një korporatë financiarisht e vetë qëndrueshme, ka vazhduar të investoj në projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitete e saj prodhuese dhe gjeneruese të energjisë elektrike si dhe investimeve kapitale në përmirësimin e ambientit”.
Po ashtu në të gjitha kategoritë Korporata Energjetike e Kosovës është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha ndërmarrjet tjera.
Pikë maksimale, prej 4.97 nga 5 sa është maksimalja kjo ndërmarrje ka marr për implementimin e politikave të Bordit, raporton gazeta Infokus.
Menaxhimi financiarë është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa auditimi është vlerësuar me 3 pikë.
Edhe transparenca e kësaj ndërmarrje publike është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga ky auditim i pavarur.
Në të gjitha këto kategori pikë më të larta se sa KEK nuk ka marr asnjë nga të gjitha ndërmarrjet publike qendrore.
Auditori ka vlerësuar edhe angazhimin dhe përgjegjësin e lartë që ka treguar kjo ndërmarrje në raport me aksionarin përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Gazeta Infokus ka siguruar raportin në tërësi të vlerësimit të përformancës së gjitha ndërmarrjeve publike në Kosovë. Së shpejti do të publikohen edhe të gjeturat 16 ndërmarrjeve tjera.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...