Prej momentit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit nga 1 prilli i vitit të kaluar e deri në fund të vitit 2016 Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, ka arritur të zbatohet prej rreth 55 për qind.
Derisa gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti pritet të arrihet niveli i ngjashëm i zbatimit sikurse edhe në vitin e kaluar. Kështu kanë thënë për arbresh.info nga Ministria e Integrimeve Evropiane.
Sipas tyre të dhënat konkrete për këtë nëntëmujor do të dalin në fund të këtij muaji.
“Vitin e kaluar kemi pasur një shkallë zbatimi të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) prej rreth 55%, kurse gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2017 pritet të arrihet nivel i ngjashëm i zbatimit si vitin e kaluar (të dhënat konkrete do të dihen pas finalizimit të raportit nëntëmujor, kah fundi i tetorit). Kjo shkallë është relativisht e kënaqshme për Kosovën marrë parasysh faktin se ka qenë viti i parë i zbatimit të Marrëveshjes”, kanë thënë nga MIE-ja.
Kurse sa i përket asaj se cilat vazhdojnë të jenë pengesat në zbatimin e kësaj marrëveshje në këtë dikaster kanë thënë se mungesa e buxhetit, vonesa e formimit të institucioneve të vendit e po ashtu edhe ekspertiza për legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e tij, janë disa nga pengesat në zbatimin e programit të kësaj marrëveshje.
“Pengesa kryesore në zbatimin e reformave që kërkon MSA mbetet vonesa në formimin e institucioneve të reja. Përveç kësaj, pengesë tjetër paraqet mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për institucionet zbatuese për zbatimin e reformave në fusha prioritare. Një pengesë e tretë është edhe fakti që kërkohet ekspertizë më e madhe për të drejtën/legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e tij”, kanë thënë në këtë dikaster.
Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane kanë bërë të ditur për arbresh.info se prioritetet e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha karshi kësaj marrëveshje janë të shumta.
“Konsideroj se prioritet karshi MSA-së, MIE në veçanti por edhe institucionet e vendit në përgjithësi duhet ti dhënë reformave në fushën e sundimit të ligjit, përafrimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, zbatimit të legjislacionit, klimës së të bërit biznes dhe mbrojtjes së konkurrencës. Jemi të bindur në përkushtimin dhe seriozitetin e institucioneve, në zbatimin e MSA-së sepse nga ky zbatim do të varet rruga dhe e ardhmja e Kosovës drejt BE-së. Po ashtu, pjesë e procesit do të jenë edhe shoqëria civile”.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 ndërsa në Kosovë ka hyrë në fuqi me një prill të vitit të kaluar./arbresh.info/j.zhuniqi/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...