Google ADS

Vetëm gjatë marsit 2102 gjoba për ferizajasit që nuk respektuan shpejtësinë e kufizuar

11:57 | 1 Prill 2022
arbresh.info

Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë muajit Mars-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 2102 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 56 gjoba
– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 3 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 15 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 130 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa kategori përkatëse ,12
– Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 45
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 155 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 104 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 869 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 411 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2229 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 147 shoferëve
Vazhdim i masës mbrojtëse 43 shoferëve që kanë drejtuar automjetet nën masën mbrojtëse.
– Gjithsej , 6131 gjoba

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme