Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës në familje, në dy prej tyre është sulmuar fizikisht babai.
Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë.
Një në Lipjan, dhe tjetri në Drenas.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 31.08.2021 – 04:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar babain e tij dhe motrën e tij të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lipjan, 30.08.2021 – 22:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Drenas, 31.08.2021 – 13:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka goditur fizikisht. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurort është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 31.08.2021-21:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti kishte tentuar ta sulmoj viktimën femer kosovare dhe se viktima ndihet e rrezikuar dhe kërkon urdhër mbrojtës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Është njoftuar zyrtari kujdestar nga QPS-ja dhe njësia për mbrojtjen e viktimave./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...