Google ADS

Vetëm edhe 16 ditë deri në përfundimin e afatit për shfrytëzimin e faljes se borxheve

13:48 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh. apelon tek të gjithë konsumatorët të cilëve ju takon falja e borxheve, të shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë ngase kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

“Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008”, ka njoftuar KUR “Prishtina”.

Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë thotë se është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli.

Konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:

Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,

Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,

Paditë Gjyqësore,

Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qëndrore në Prishtinë dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme