Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 90 aksidente në komunikacion, 30 prej tyre ishin me fatalitet, 59 prej tyre me dëme materiale, e vetëm një aksident me fatalitet.
Sipas raporti të Policisë së Kosovës, dje janë shqiptuar 1003 tiketa trafiku, ndërsa në bazë të ligjit Anti-Covid janë shqiptuar 598 tiketa, transmeton arbresh.info.
Dje janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje ndërsa 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës në lidhje me aksidentin me fatalitet:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
“Çagllavicë 23.12.2020 – 12:05. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...