Google ADS

Vetëm brenda gjashtë muajve raportohet për 74 raste të dhunës në familje

20:47 | 11 Gusht 2018
A. B.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Prishtinës, i cili sot mori pjesë në protestën organizuar kundër dhunës në familje, dhe dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj Klara Nrecaj në Gjakovë, ka treguar se vetëm brenda gjashtë muajve në Prishtinë janë raportuar mbi 70 raste të dhunës në familje.

“Ka shumë arsyeje për protestë, e shumë pak protestues kundër dhunës në familje. Vetëm 6 muajt e parë janë evidentuar 74 raste në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Mujku.

Ai po ashtu ka treguar se vitin e kaluar 125 raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në Prishtinë.

Të ngjashme