F.B., është dënuar të enjten me 500 euro gjobë pasi e ka pranuar se e ka goditur me grushte kunatën e tij pasi fillimisht i ishte drejtuar me fjalë fyese shkaku i një mosmarrëveshje.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Halim Burovci, i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar që e ndien vetën fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet.
Lidhur me këtë, gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Luljeta Shabani e ka aprovuar fajësinë e të pandehurit dhe ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tij.
F.B nga ana e prokurorisë së shtetet akuzohet se në korrik të këtij viti me qëllim të cënimit të dinjitetit të një personi tjetër brenda familjes, pas një mosmarrëveshje me kunatën e tij, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, avokate Sadbere Maliqi mbrojtëse e të akuzuarit ka thënë se e mbështet pranimin e fajësisë pasi është konsultuar me te para se të marrë këtë vendim.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në gusht të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj tij duke e ngarkuar atë me veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.4 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burg deri në 3 vite.
Sipas prokurorisë, në korrik të vitit 2021, i pandehurit pas një mosmarrëveshje verbale me kunatën e tij të dëmtuarën Sh.B, e godet me grushte dhe i shkakton lëndime të lehta derisa e kanos edhe vëllain e saj, XH.B
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...