Vetëm 5% e shqiptarëve, por 71% e serbëve nostalgjikë për Jugosllavinë

10:10 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Rezultatet e megaprojektit të anketës “Strategjia e ndërtimit simbolik të kombeve në shtetet e Europës Juglindore”, e bërë me 10.500 respondentë dëshmon se shqiptarët e Kosovës janë më luajalët ndaj shtetit të tyre, ndërsa ndiqen menjëherë nga kroatët, raporton portali kroat Tportal, transmeton Koha.net.

Në Serbia kanë nostalgji për Jugosllavinë madje 71 për qind e popullsisë, në Bosnjë e Hercegovinë 68%, në Mal të Zi rreth 63%, në Maqedoni rreth 45%, ndërsa në Kroaci 18%. Kosova mban rekordin, meqë aty vetëm 5 për qind të banorëve u vjen keq për shkatërrimin e Jugosllavisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme