Vetëm 49 raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:14 | 8 Qershor 2022
A. B.

Në 24-orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga coronavirusi.

Ndërkohë janë shëruar gjashtë qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 209. Në total numri i rasteve aktive është 49.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës. Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu deri më tani janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme