Vetëm tri parti politike kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për arbresh.info se kanë aplikuar LDK, PDK dhe LVV.
Ai ka bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve për kryetar të Podujevës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020. Lista e subjekteve politike me kandidatët që aplikuan gjatë këtij afati (8 shkurt – 17 shkurt) është si në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin për kryetar, Nexhmi Rudari, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin për kryetar, Shpejtim Bulliqi dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin për kryetar, Naim Fetahu”, ka thënë ai.
Elezi ka treguar edhe për ecurinë pas mbylljes së periudhës së aplikimit.
“Pas përmbylljes së periudhës së aplikimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjitha këto aplikime dhe pastaj do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik. Sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja deri më 25 shkurt KQZ-ja përmbyllë procesin e certifikimit”, ka përfunduar ai.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars 2020./arbresh.info/
Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm brenda Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...