Google ADS

Vetëm 14 për qind e të papunëve të regjistruar u punësuan gjatë 2018-s

08:29 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Vetëm 14 për qind të të papunëve të regjistruar kanë arritur që të gjejnë punë gjatë këtij viti.

Nga 95.632 të papunëve aktivë që presin që të punësohen përmes masave aktive të tregut të punës, siç janë paga, trajnimi në punë dhe praktika në punë, shteti ka arritur që të sigurojë vetëm 12.965 vende të reja të punës, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i vendeve të lira të punës gjatë viteve të punës 2016-2018 ka qenë shumë i ulët në krahasim me kërkesën për punë. Kjo kur dihet që ky numër i të papunëve është më i madh sesa paraqitet, shkaku që shumë persona nuk janë të regjistruar si punëkërkues nëpër qendrat e punësimit.

Niveli i ulët i punësimeve, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit ndodh për shkak të mangësive në politika të punësimit në nivel kombëtar. Në raportin “Efikasiteti dhe efektiviteti i politikave qeveritare të punësimit”, ZKA-ja ka numëruar mangësitë e shumta në planifikim të politikave të punësimit, duke filluar nga vonesat në miratimin e dokumenteve strategjike e deri te mosdefinimi i qartë i përgjegjësive të ministrive për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, në veçanti në raport me kryerjen e aktiviteteve që ndërlidhen me çështjet e punësimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme