Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka treguar se është kthyer në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.
Heldt tha se aktualisht është në izolim dhe të hënën do ta kryej testin për Covid-19.
“Mbërrita mirë në Berlin. Aktualisht jam në vetizolim deri në testin e së hënës në mëngjes”, është shprehur Heldt.
Tutje, ai ka falënderuar miqtë e tij në Kosovë për përkrahjen që i kanë bërë ambasadorit në rrjetet Sociale.
“Cicërima e parë i dedikohet miqve në Kosovë, të cilët i falënderoj për përkrahjen në rrjetet sociale”, shkruan Heldt.
Ambasadori gjithashtu tha se punën e tij e ka bërë me krenari dhe se ka shijuar kohën sa ka qëndruar në Kosovë.
“Ende me emocione, falënderues dhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar. Thjesht bëra punën time me krenari, më pëlqeu dhe e shijova shumë”, shtoi Heldt.
Arrived well in Berlin, now selfisolation till test on Monday morning. 1st tweet dedicated to friends in #Kosovo to thank you for this social media waving off. Still completely overwhelmed, grateful and feeling terribly humble. Just doing my job,… but I profoundly enjoyed it ? pic.twitter.com/V8D8SeVdcB
— @CHeldtBerlin (@cheldtberlin) July 24, 2020
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës