Google ADS

Vetëaksidentohet një veturë në Llukar të Prishtinës

13:54 | 15 Gusht 2024
E.G

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Llukar të Prishtinës.

Nga pamjet që ka siguruar Arbresh.info duket si një vetaksident, ku dhe vetura është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i Trafikut që po merret me rastin, ndërkaq për të lënduar deri me tani nuk dihet.

Arbresh.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me këtë aksident/Arbresh.info/

Të ngjashme