Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmjen e së dielës në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima i cili ka qenë pasagjer ka vdekur pasi vetura ishte përplasur në një mur, shkruan arbresh.info.
Ndërsa vozitësi ka marrë lëndime trupore e është dërguar në mbajtje, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 05.01.2020-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari (ngasësi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...