Google ADS

Vetëaksident në Drenas, dyshohet për një të vdekur

23:07 | 27 Gusht 2020
Arbresh.info

Një vetëaksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në fshatin Qikatovë e Vjetër-Gllogoc të Komunës së Drenasit, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se përveç personit që dyshohet se ka humbur jetën, janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

Hoxha tutje ka bërë apel tek vozitësit që të jenë më vigjilentë dhe gjatë vozitjes shpëjtsinë ta zhvillojnë duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë.

“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fashatin Qikatove e Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshohet se nje person ka humbur jeten, kurse tre te tjere jane te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes.

Apelojme edhe nje here tek te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te jene me vigjilent dhe gjate vozitjes shpejtsine ta zhvillojne duke iu pershtatur kushteve dhe rrethanave ne rruge”, shkruan Hoxha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme