Google ADS

Vetëplagoset një person në Klinë, po pastronte armën

10:29 | 15 Gusht 2024
A B

Është vetëplagosur aksidentalisht një person në Klinë, gjatë pastrimit të armës së tij.

Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se ka sekuestruar armën, kutinë, lejen e saj, 42 fishekë dhe tre karikator.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e pastruar armën e tij aksidentalisht është vet-plagosur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës”, thuhet në raport.

I dyshuari pas trajtimit në QKUK e ka gjendjen stabile./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme