Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin me shtetësi gjermane, pasi i njëjti, teksa po drejtonte motoçikletën pa targa, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur murin e një shtëpie në Gjilan.
Si pasojë e aksidentit është lënduar i dyshuari dhe pasagjeri, shkruan Arbresh.info
“VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORERr. Hasan Tasini, Gjilan, 13.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën pa targa kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e saj dhe kishte goditë murin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull kosovar dhe janë shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...