Google ADS

Vetaksidentohet me kamion në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, lëndohet shoferi

22:40 | 3 Dhjetor 2021
L G

Vozitësi i një kamioni është lënduar sonte si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Korroticë e Lartë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës. Luljeta Mehmeti,thotë vozitësi i kamionit është lënduar.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka thënë Mehmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme