Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Pejë, nga plagët e rënda ka vdekur në QKUK një grua, shkruan arbresh.info.
Policia njofton se vajza që po voziste veturën ndodhej bashkë më prindërit e saj, por gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
Për pasojë ka vdekur nëna e saj, ndërsa lëndime trupore ka marrë shoferja e veturës dhe babai i saj.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion