Në orët e para të mëngjersit të sotëm ka një autobus i kompanisë “Shpejtimi” është vetaksidentuar në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Si pasoj e këtij vetaksitdenti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka thënë Arbresh.info se tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, tha Elezaj.
Në pamjet e publikuar shihet autobusi i kompanisë “Shpejtimi” me një shpejtësi të madhe, i cili godet disa vetura të parkuara në oborrin e autosallon “Xeni”.
Ndërkohë, pronarë të autosallon “Xeni” përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se dëmi që u është shkaktuar nga aksidenti është rreth 200 mijë euro.
/Arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit