Një person ka pësuar lëndime trupore në një vetaksident që ka ndodhur rrugës për në Veternik.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas orës 22:00, ndërsa që i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Flora Ahmeti për arbresh.info.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje