Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent.
“Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha Kelani./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...