Në orët e para të mëngjesit, ka ndodhur një vetaksident në fshatin Hereq (rruga Gjakovë – Pejë)
Përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se pas trajtimit të nevojshëm, është liruar nga spitali personi që kishte marrë lëndime trupore.
“ Rreth orës 07:00 në fsh. Hereq (rruga Gjakovë-Pejë) ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë (pasi ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor është liruar nga spitali)”, tha Elezaj.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, bëri të ditur ai./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...