Një person ka mbetur i lënduar si pasoj e një vet aksidenti në Prishtinë.
Vet aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Hamdi Gashi” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.
“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Hamdi Gashi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...