Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Skivjan të Gjakovës ka ndodhur një vetëaksident trafiku.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë gjatë ngasjes së makinës, dhe të dy personat në veturë kanë marr lëndime trupore.
“Date 23.10.2021 rreth orës 06:00 të mëngjesit ne fshatin Skivjan KK-Gjakove, ka ndodhë një vetë aksident trafiku me lendinë trupore. Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari#1 kishte qenë duke vozitë automjetin e ti ne rrugën Deçan –Gjakove dhe kur arrin ne fshatin Skivjan KK-Gjakove pikërisht ne vend ku rruga ishte me kthesë , nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë se lëvizjes pa pritmes e humb drejtimin mbi automjetin e ti dhe del nga rruga ne anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet,
Si pasoje shkaktohen dëme materiale ne automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore merr vozitesi dhe bashkëvozitesi. Te lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve te rastit dërgohen ne emergjencën e spitalit ne Gjakove ku pas kontrollit mjekësor për shkak te lëndimeve te marra bashkevozitesi dërgohet ne QKUK- Prishtine për shërim te mëtejshme”, tha Xhurkaj./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...