Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

09:44 | 2 Shtator 2023
K.B

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë është rrokullisur në rrugë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”, tha Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës

“Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme