Google ADS

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

17:10 | 13 Tetor 2024
E.H

Një person ka humbur jetën sot si pasoj e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14;00 ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se brenda nëntë muajve të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën nga aksidentet në trafik teksa u ka bërë thirrje ngasësve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të mjetit.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë peridhes se ketij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente. Andaj, kërkojmë nga të gjithë pjesmarrsit në trafik në veqanti nga drejtusit ( të të gjitha mjeteve) që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë. Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, tha Hoxha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme