Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi” , saktësisht në kilometrin e pestë Veternik-Lipjan.
Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, në kilometrin e pestë Veternik-Lipijan.Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha. /arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...