Google ADS

Vetaksident afër Mensës së Studentëve, lëndohet një person

11:04 | 10 Janar 2023
E.H

Një vet aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Prishtinë, saktësisht të Mensa e Studentëve, ku ka mbetur i lënduar një person.

Në aksident është përfshirë një veturë.

Lajmi për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.

“Sot rreth orës 10:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme