Një person është vet-plagosur me armë gjuetie derisa ka qenë në pyll për gjah në Kaçanik, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.
“Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...